
Një aksident trafiku është shkaktuar mbrëmjen e së premtes në Graçanicë, ku një veturë ka goditur një biçiklist duke i shkaktuar lëndime trupore, njofton Insajderi.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 17:00, në Graçanicë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të veture dhe nje biçiklisti (i mitur). Bazuar në të dhënat fillestare si pasojë e aksidentit, është lënduar drejtuesi i biçikletës. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Borovci
Me rastin po merret njësiti i trafikut./Insajderi.com