Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë

Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë

Dy këmbësorë janë lënduar pasi janë goditur nga një veturë, sonte rreth orës 22:00, në qytetin e Mitrovicës, shkruan Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti

Zahiti tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor të mëtutjeshëm.

“Nga informacionet e para është raportuar për aksident trafiku me lëndime, i shkaktuar sonte rreth orës 22:00, në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë. Si pasojë e aksidentit një veturë ka goditur dy këmbësorë, të cilët kanë pësuar lëndime, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësore”, ka thënë ai./Insajderi.com