Vetura godet dy këmbësorë në qendër të Prishtinës

Vetura godet dy këmbësorë në qendër të Prishtinës

Një aksident trafiku me lëndime është shkaktuar të shtunën në qendër të Prishtinës, njofton Insajderi.

Dy persona janë goditur nga një veturë teksa po kalonin rrugën në zebra në rrugën “Luan Haradinaj”, përball stacionit policor.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 10:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën ‘Luan Haradinaj’. Njësia policore ka dal në vend-ngjarje, të përfshirë në aksident ka qenë një veturë dhe dy këmbësorë. Nga aksidenti dy persona (këmbësorë) janë lënduar”, ka thënë ai. /Insajderi.com