
Një këmbësor është goditur nga një veturë, të hënën në Prishtinë. Më pas ai është dërguar për mjekim.
Ngjarja ka ndodhur saktësisht në rrugën “Bill Clinton”, rreth orës 14:40.
Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, tha ajo. /Insajderi.com