Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Prishtinë, ku vetura ka goditur një fëmijë, njofton Insajderi.
Viktima është shoqëruar për në emergjencë, ndërsa sipas ekipit mjekësor, lëndimet nuk janë serioze.
Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 19:00 kemi marrë informatë se në rr.”Garibaldi” në Prishtinë, një fëmijë është goditur nga një veturë. Është njoftuar ndihma e shpejtë. Sipas ekipit mjekësor lëndimet nuk janë serioze. Me rastin është duke u marrë një njësi e trafikut, ndërsa fëmiju është shoqëruar për në emergjencë”, tha Ahmeti./Insajderi.com