Vetura godet një të mitur në Han të Elezit

Vetura godet një të mitur në Han të Elezit

Një 11 vjeçare është goditur nga vetura pasditën e së enjtes në Han të Elezit, raporton Gazeta Insajderi.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Mehmetali Hajdini.

Hajdini ka njoftuar se 11-vjeçarja është dërguar me ambulancë për tretman mjekësor.

“Po, një 11-vjeçare është goditur nga vetura sot në Han të Elezit. Ajo është dërguar për tretman mjekësor. Pas marrjes së tretmanit është liruar për në shtëpi”, ka thënë ai./Insajderi.com