Vetura godet për vdekje këmbësorin 55 vjeçar

Mbrëmjen e sotme një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në zonën e “Unazës së Re”.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:30, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rolandit”.

Një kalimtar rreth 55-vjeç është përplas për vdekje nga një veturë.

“Rreth orës 21:15, në rrugën “Teodor Keko”, automjeti me drejtues E. S., 32 vjeç ka goditur një këmbësor rreth 55 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, këmbësori ende i pa identifikuar ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit shtetasi E. S është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit, si dhe identifilimin e 55 vjeçarit që ndërroi jetë”, njofton policia.