Vetura godet rëndë një këmbësor në Podujevë

Vetura godet rëndë një këmbësor në Podujevë

Një person është lënduar rëndë pasi është goditur nga një veturë të martën rreth orës 12:00 në fshatin Halabak të Podujevës, njofton Insajderi.

Viktima është dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

Ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture me ngasës mashkull kosovar dhe një këmbësori mashkull kosovar. Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës ku ngasësi humb kontrollin mbi veturë godet këmbësorin duke i shkakton lëndime të rënda.

Viktimës fillimisht i është ofruar tretman mjekësor në QKMF Lluzhan pastaj është dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK ku dhe vazhdon të kurohet”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Insajderi.com