Vetura luksoze, paga të majme e pallat 40 milionësh- si dështoi sistemi i drejtësisë kundër korrupsionit në Kosovë

Vetura luksoze, paga të majme e pallat 40 milionësh- si dështoi sistemi i drejtësisë kundër korrupsionit në Kosovë

Sistemi kosovar i drejtësisë nuk është i përqendruar për të luftuar korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimit të organizuar. Pasi vetëm në dy vitet e fundit në Kosovë janë monitoruar mbi 600 seanca gjyqësore që lidhen me vepra për marrje e dhënie ryshfeti, si dhe shtytje drejt marrjes ose dhënies së ryshfetit. Dhe në këto seanca për dy vite janë përfshirë mbi 380 persona.

Përveç dënimeve me kusht apo më gjobë nuk ka një shumicë të madhe të zytarëve të dënuar me heqje liri për shkak të korrupsionit.

Betimi Musliu nga Instituti për Drejtësi i Kosovës,(IKD) ka thënë se organet e drejtësisë kanë bërë kushte luksoze dhe nuk po luftojnë kriminalitetin në asnjë formë.

“Kemi pallat që kushton 40 milionë euro, kemi ndëtu Gjykata dhe Prokurori në të gjitha komunat kemi ndërtu standarte që gjyqtarët e prokurorët të jenë më të paguarit në rajon, me laptopa shumë të mirë e veturat për mu kry shërbimet në sistemin prokurorial. Përmes procesi së vettingut duhet të gjykosheshin policët, hetuesit, agjentët të AKI-së, duhet mu filtru, nuk është problem ligji po është problem  njerëzit”, ka thënë Musliu.

Është një histori për një krim që i ka kapluar institucionet e Republikës në nivel shqetësues. Flasin ata që janë marrë direkt me luftimin e korrupsionit. Ata që e monitorojnë sistemin e drejtësisë. Edhe ata që u përmenden si të përfshirë në korrupsion. Ata që i mbrojnë bizneset e edhe ata që i mbrojnë të akuzuarit. Është një histori për një shtet kur ryshfeti mund të jetë edhe mënyra më e shpejtë për të kryer punë/Insajderi/InDoks