Vetvritet një person, hidhet nga kati i pestë

Vetvritet një person, hidhet nga kati i pestë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur vetëm pak më parë në qytetin e Tiranës, në zonën e Kinostudios.

Një person, identiteti dhe mosha e të cilit nuk është bërë ende e ditur, është hedhur nga kati i pestë i një pallati.

Personi ka gjetur vdekjen e menjëhershme, duke e bërë të pamundur dhënien e ndihmës së shpejtë për të.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhen e shkaqeve. Sipas të dhënave të para, mendohet se viktima vuante nga depresioni.