BE: Vezët e infektuara janë shitur në shtatë shtete

BE: Vezët e infektuara janë shitur në shtatë shtete

Bashkimi Evropian njoftoi se vezët e infektuara me insekticidin e dëmshëm “fipronil” janë shitur në shtatë shtete.

Siç thuhet, kjo zgjeron dukshëm hapësirën gjeografike të skandalit më të ri me shitjen e vezëve të infektuara.

Autoritetet holandeze njoftuan se kah fundi i korrikut kanë mbyllur fermat, pasi që në vezë u gjet koncentrim i lartë i “fipronil” – insekticid i ndaluar për përdorim për shkak të pasojave negative për shëndetin e njerëzve.

Belgjika ka nisur hetime në qershor, por deri në korrik nuk ka njoftuar Komisionin Evropian për përdorimin e insekticidit të ndaluar.

Gjermania, super-marketet e së cilës rregullisht marrin dërgesat e vezëve holandeze, ka nisur hetimet e veta në muajin korrik.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana-Kaisa Itkonen tha se Holanda, Belgjika dhe Gjermania përmes rrugës së sistemit të BE-së për paralajmërim për sigurinë e ushqimit kanë paralajmëruar vendet tjera se vezët e infektuara mund të jenë eksportuar edhe në këto shtete.

Holanda ka paralajmëruar Suedinë se vezët e infektuara në fillim të gushtit janë dërguar në këtë vend, ndërsa paralajmërime të ngjashme u janë dërguar edhe Zvicrës, Francës dhe Britanisë së Madhe.

“Tash iu takon autoriteteve të Suedisë, Zvicrës dhe Francës që të bëjnë verifikimin”, ka thënë Itkonen. Fermerët holandezë janë paralajmëruar se skandali me shitjen e vezëve të infektuara mund të marrë përmasa të gjera.

Për ndotjen kimike është bërë e ditur pasi që rritësit e shpezëve në Holandë kërkuan ndihmën e shoqatës “Chickfriend”, e cila është e specializuar për çrrënjosjen e parazitëve, të cilët sulmojnë shpezët.

Kjo ndërmarrje në prodhimin e vet për çrrënjosjen e parazitëve ka përdorur “fipronil”, i cili shpesh përdoret në preparatet veterinare kundër pleshtave, merimangave dhe rriqrave, por është i ndaluar për shërimin e shpezëve, të cilat përdoren për ushqim.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka vlerësuar se “fipronil” në sasi të madhe është “mesatarisht helmues” për njerëzit, pasi që mund të jetë i rrezikshëm për veshkë, mëlçi dhe gjëndrat