Në qendrën e votimit në shkollën “Sami Frashëri” në fshatin Zhiti të Podujevës, një vëzhgues i Lidhjes Demokratike të Kosovës është parë duke mbajtur një maskë me numër të kandidatit Nexhmi Rudari, njofton Insajderi.
Kjo parregullsi është shënuar edhe nga vëzhguesit e zgjedhjeve dhe personi në fjalë është detyruar ta heqë maskën.
Ndryshe, të gjitha vendvotimet në Podujevë janë hapur në kohë, ku numri i qytetarëve me të drejtë vote është 87 mijë e 381, ndërsa numri i qendrave të votimit është 45 me gjithsej 115 vendvotime./Insajderi.com