“Via Ferrata” dhe “Zip Line” – dy atraksionet në Pejë që po sjellin mijëra turistë

“Via Ferrata” dhe “Zip Line” – dy atraksionet në Pejë që po sjellin mijëra turistë

Turistët dhe adhuruesit e natyrës, sidomos ata që i pëlqejnë bukuritë e Grykës së Rugovës, kanë mundësinë që pamjet e mrekullueshme të kësaj zone t’i shijojnë përmes dy projekteve “Via Ferrata” dhe “Zip Line”.

Pas shtegut “Via Ferrata” i cili rezultoi të jetë njëra nga atraksionet më të mëdha në Grykën e Rugovës, Merimangat e Pejës në bashkëpunim me Komunën e Pejës dhe organizatën Swiss Contact, po ofrojnë edhe atraksionin “Zip Line” apo siç njihet si fluturimi në ajër.

Përderisa punimet për “Via Ferratën” kishin nisur në vitin 2013, në vitin 2014 – ky projekt ishte gati, “Zip Line” ka filluar të funksionoi para 4 viteve në vitin 2016.

Të dyja këto projekte po e ndihmojnë zhvillimin e turizmit malor në këtë pjesë të Kosovës.
Për t’i parë nga afër të dyja atraksionet Insajderi të hënën qëndroi gjatë gjithë ditës në Grykën e Rugovës.

Udhërrëfyesi i “Via Ferratës”, Mentor Vokshi na shpjegoi të gjitha detajet – duke filluar nga vendosja e pajisjeve të sigurisë, para se të fillojmë ngjitjen në male – të cilat janë të domosdoshme për sigurinë tonë e deri tek shpjegimi i secilës pjesë të këtyre maleve.

Vokshi na tregoi se “Via Ferrata” rrjedh nga gjuha italiane që do të thotë shtegu i hekurt punimet kanë filluar në vitin 2013 ndërsa është realizuar në vitin 2014. Realizimi i projektit është bërë pikërisht nga teknikët alpinistë italianë.

Se sa ishin çmimet dhe si ndahen grupet për ngjitje – mund t’a kuptoni pasi ta shikoni storien e realizuar.

Përveç “Via Ferratës” – e cila të dhuron plot adrenalinë e emocion edhe “Zip Line” apo fluturimi në ajër është një aventurë që ia vlen të provohet, ndonëse në fillim mund edhe të ju duket e “frikshme”.
Për gjitha hollësitë rreth atraksionit “Zip Line”, na foli Besiana Gashi.

“Zip Line” është një fluturim në ajër në një litar metalik që e ka gjatësinë 650 metra dhe lartësinë e ka diku rreth 70 metra pikën më të lartë”, ka shpjeguar Gashi për Insajderin.

Sa zgjatë ky fluturim dhe a i vlen t’a provoni këtë aventurë – vendosni pasi ta shihni storien.