VIDEO: Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë

VIDEO: Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë

Një person është lënduar si pasojë e një aksident mes dy veturave në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht afër fshatit Komoran të Drenasit.

Rastin e ka konfirmuar dhe Policia e Kosovës përmes zëdhënësit Daut Hoxha, i cili tha se i lënduari me urgjencë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ai shtoi se tre persona tjerë kanë marrë lëndime të lehta.

Agjencia e lajmeve, Kosovapress, ka publikuar një video ku shihet se ka edhe dëme të konsiderueshme materiale.

Po ashtu, gjitha njësitet relevante policore shihet të kenë dal në terren. Ndërsa, si pasojë e aksidentit janë krijuar kolona të gjata.