VIDEO: Bakshishi i ministrit Lekaj për orkestrën e Xenit

VIDEO: Bakshishi i ministrit Lekaj për orkestrën e Xenit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ishte i pranishëm sot në një drekë që këngëtari Shkëlzen Jetishi – Xeni, ua shtroi liderëve kosovarë: presidentit Hashim Thaçi, kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli.

Në një moment, ministri Lekaj shihet teksa i dhuron bakshish orkestrës së këngëtarit Xeni.

Nuk dihet shuma e bakshishit të dhuruar nga ministri Lekaj, mirëpo përmes pamjeve shihet se paratë e ministrit i merr kamarieri i cili ia dërgon ato orkestrës. /Insajderi.com

Për ta parë videon, klikoni këtu:

https://video.gjirafa.com/insajderi?video=momenti-kur-ministri-lekaj-i-dhuron-bakshish-orkestres-se-xenit