Një numër i mërgimtareve kanë zbritur në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, përcjell Insajderi.
“Vetëvendosje”, “Albin Kurti”, ‘Vjosa”,”127”, kanë qenë thirrjet e qytetarëve sapo shkelën në tokën e atdheut.
Lëvizja Vetëvendosje kishte arritur të fitojë mbi 50 përqind të votave nga diaspora në vitin 2019.
Qeveria e Kosovës mori vendim ditë më parë që qytetarët që vinë nga jashtë në Kosovë duhet ta kenë testin anti-COVID.
Kjo në opinionin publik ngjalli kritika në drejtim të ekzekutivit. /Insajderi.com
VIDEO