Video Ekskluzive: Flet kosovarja nga Teherani: Ta luftojmë Amerikën

Video Ekskluzive: Flet kosovarja nga Teherani: Ta luftojmë Amerikën

Vajza e të arrestuares Ikballe Berisha-Huduti, Zehra kishte gjatë studimeve në Iran kishte dhënë një intervistë për  televizonin “Nasr Tv”.

Ajo përmes intervistës kishte thënë se vendi i saj Kosova nuk është vend islamik dhe me gjithë eksperincën që kishte marrë në Iran Zehra ishte shprehu se do ta përdorin në origjinë.

Unë jam Zehra Huduti nga Kosova, vendi më i ri në Evropë, para 12 vitesh i njohur si ish-Jugosllavia. Pas luftës ne u pavarësuamë dhe janë bërë 11 vite që ne jemi të pavarur dhe një vend i ri.
Për çka jeni ju në Iran?
Unë studioj në Iran. Tash jam në këtë konferencë, për ri-zgjimin islam. Kjo është shumë e rëndësishme për vendin tim që nuk është një vend islamik. Unë kam nevojë për diçka të tillë, si kjo konferencë, që të mund të bëjë diçka në vendin tim, pas kësaj konference.  A mendon që në këto konferenca mund të arrihet diçka”, kishte deklaruar ajo.

Huduti në fund të intervistës ishte shprehur se gjithë myslimanët janë të bashkuar dhe do ta luftojnë Izraelin dhe Amerikën.

“Po. Me këtë energji që ne po e marrim këtu, ne jemi shembuj të vegjël të Imam Khomeinit. Me eksperiencën që po e marrim këtu ne mund të bëjmë shumë për vendet tona.
Myslimanët janë të bashkuar. Por, me këtë konferencë, ne mund ta luftojmë Izraelin dhe Amerikën.”.

Përtej zhvillimeve në Iran, Irak e vendet fqinj atje, InDoks në këtë dokumentar do të tregojë hisen kosovare të këtij zhvillimi, që jo pak veta shprehin shqetësime që mund të nisë një luftë tipike në mes të Iranit e SHBA-ve. Disa shkojnë edhe më në ekstrem, dyshojnë që po nis lufta e tretë botërore/InsajderiInDoks