Në ora 22:24 në sheshin “Nëna Tereza”, Policia e Kosovës arrestoi pesë persona.
Nuk dihen motivet e arrestimeve, por nga një video ekskluzive të cilën e ka siguruar Gazeta Online Insajderi, shihet një rezistencë e personave të cilët janë në shënjestër të forcave të rendit.
Kjo bëri që një patrullë tjetër policore të vi në ndihmë të forcave policore të cilët ishin pranë “Hotelit Swiss” për ta kryer aksionin e arrestimeve.
Insajderi, ka provuar të kontaktojë me Policinë. Ka qenë e pamundur.
Nga video e siguruar pesë të arrestuarit shihen të shtrirë për toke gjatë prangosjes.
Për rreth Policisë kishte edhe qytetarë të cilët po e përcillnin aksionin policor.
Rezistenca për të ikur nga “duart e shtetit” nuk doli e suksesshme, Policia shihet duke e kompletuar intervenimin. /Insajderi.com