Videoja e humoristit që çoi në tentim vetëvrasjen e 15 vjeçares

Videoja e humoristit që çoi në tentim vetëvrasjen e 15 vjeçares

Një 15-vjeçare nga Ferizaj ka tentuar vetëvrasjen për shkak se, sipas familjarëve të saj, të miturës i është keqpërdorur privatësia.

Ajo postoi një video në rrjetin social Instagram, të cilën më pas e mori Burim Ademi, një person që njihet në këto rrjete për shkak të humorit që përdor.

Ademi ka ndarë me ndjekësit e tij këtë video, ndërsa në komentet poshtë videos vajza kryesisht ishte sharë nga njerëzit.

Gjendja emocionale e psikike e të miturës, sipas familjarëve, është e rëndë, derisa ndaj të dyshuarit kanë bërë kallëzim penal, ka thënë avokati i angazhuar nga familja e vajzës.

Vetë Burim Ademi, i cili gjatë së enjtes u paraqit në Polici në Ferizaj, ka thënë se gjithçka ishte bërë me shaka dhe pa ndonjë qëllim të keq, derisa thotë se nuk e kishte ditur se viktima ishte e mitur.

“Po flitet që ka dashtë me bo vetëvrasje, unë kërkoj falje publikisht. Unë nuk e kom pas atë qëllim që me bo ajo vetëvrasje”, ka thënë Ademi për KTV.

“Kur e kam parë se ajo është ndier e ofenduar unë e kam fshirë videon… po varet edhe njerëzit çysh e marrin”, ka shtuar ai.

Në Policinë e Kosovës në Ferizaj kanë thënë se ky rast është duke u hetuar.