Vidhen dekorimet e bredhit në Komunën e Drenasit

Vidhen dekorimet e bredhit në Komunën e Drenasit

Vetëm dy ditë pasi u vendos ky bredh dhe u dekorua me një shumë simbolike në sheshin “Fehmi Lladrovci” të Drenasit, atij iu vodhën dekoret.

Tashmë vetëm gjysma e bredhit të festave të fund-vitit ka mbetur e zbukuruar.

Pas këtij veprimi ka reaguar Komuna, sipas së cilës pavarësisht se dëmi është i vogël një akt i tillë e ka prishur imazhin e festave të fund vitit.

Por, Bekim Dobra nga Komuna e Drenasit, ka thënë se e kanë kontaktuar kompaninë, e cila ka fituar tenderin për ta rregulluar sërish bredhin festiv derisa për shkak se dëmi nuk është i madh, nuk e kanë njoftuar fare policinë.

Kundër dëmtimit të bredhit janë edhe qytetarët, të cilët thonë se këtë veprim kanë mundur ta bëjnë vetëm fëmijët e papërgjegjshëm, raporton KTV.

Kjo nuk është hera e parë që bredhit i vidhen dekoret pasi njëjtë ka ndodhur edhe vitin e kaluar.

Vlera e tenderit për dekoret e festave të fund vitit dhe festave të tjera zyrtare Komunës i ka kushtuar 9 mijë euro.