Vidhen kabllot e rrymës në xhaminë që ishte duke u rinovuar

Vidhen kabllot e rrymës në xhaminë që ishte duke u rinovuar

Janë vjedhur disa metra kabllo të rrymës elektrike gjatë ditës së djeshme në xhaminë e Mamushës e cila ishte duke u rinovuar, shkruan Gazeta Insajderi.

Policia ka bërë të ditur se rastin e ka njoftuar punëtori i cili ishte përgjegjës për renovimin e xhamisë.

“Ankuesi mashkull k-turk punëtor, i cili ishte përgjegjës për renovimin e xhamisë ka informuar se gjatë natës persona të panjohur kanë vjedhur disa metra kabllo të rrymës elektrike me”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Lidhur me këtë nuk është raportuar për persona të arrestuar, derisa policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar. /Insajderi.com