
Një vjedhje e rëndë raportohet të ketë ndodhur të enjten rreth orës 22:10 në Podujevë, njofton Insajderi.
Policia bën të ditur se një person ka raportuar në polici se i janë vjedhur stoli ari të ndryshme dhe katër pasaporta.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se personi, persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e saj nga e cila kishin vjedhë stoli ari të ndryshme dhe katër pasaporta të familjes së saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Rasti është duke u hetuar./Insajderi.com