Në Komunën e Malishevës është vjedhur një arkë me para.
Personat e panjohur kishin depërtuar ne xhami dhe kanë arritur ta vjedhin arkën me para që shërbente për çështje fetare, njofton Insajderi.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në xhami dhe kanë vjedhur arkën me para, qe shërben për çështje fetare”. /Insajderi.com