Vidhet arka e xhamisë në Pejë

Vidhet arka e xhamisë në Pejë

Edhe një tjetër xhami është vjedhur në Kosovë, tash në qytetin e Pejës.

Është raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në xhami dhe kanë vjedhur arkën me para, që shërben për çështje fetare, njofton Insajderi.com.

Personat ende nuk janë identifikuar dhe rasti vazhdon të jetë nën hetime.

Vjedhja ka ndodhur në 05:30 të mëngjesit. /Insajderi.com