
Të dielën janë vjedhur 7 mijë e 848 euro në një institucion mikro-financiar.
Një kasafortë është sulmuar, thuhet në raportin ditor të Policisë.
“Raportohet se persona të panjohur sipas ankuesit kanë vjedhur një kasafortë në të cilën kanë qenë 7,848.00 €. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe është njoftuar prokurori kujdestar”.
Vjedhja ka ndodhur në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë. /Insajderi.com