Vidhet një veturë në Fushë Kosovë

Vidhet një veturë në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar që në Fushë Kosovë një person ka raportuar në polici që i është vjedhur vetura nga disa persona të panjohur.

Sipas policisë i dyshuari për vjedhjen e veturën është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje teksa vetura i është kthyer pronarit.

“Rr.“Nënë Tereza”, Fushë Kosovë 22.12.2018 – 07:40. Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se persona të dyshuar e të pa njohur gjatë natës i kanë vjedhur veturën e tij. Njësia Policore gjatë hetimeve të zhvilluara ka arrit të identifikoj dhe të arrestoj të dyshuarin mashkull K/Shqiptar, i cili kishte vjedhur veturën. Me vendim të Prokurorit, vetura i është kthyer ankuesit, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes”, njofton policia.