Vijnë reagimet e para nga VV, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Vijnë reagimet e para nga VV, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë votën e deputetit Etem Arifi dhe ka urdhëruar u.d presidenten Vjosa Osmani, që të shpallë zgjedhjet e parakohshme në afat prej 40 ditësh, njofton Insajderi.

Pas vendimit, deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë filluar të reagojnë në rrjetin social Facebook.

Fitim Uka, Arbërie Nagavci, Yllka Hoti, Dimal Basha dhe Agon Batusha janë disa nga deputetët që kanë reaguar lidhur me këtë vendim.

“Po thonë që po vjen dimër i çuditshëm, me temperatura plus 51 gradë për qind”, ka shkruar Uka në Facebook.

Ndërsa Nagavci, lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në Pressing, është shprehur se  ky akt konfirmon atë që e kemi thënë vazhdimisht, se Qeveria Hoti ka qenë e paligjshme. Vendimi ishte goxha i gjatë nuk munda ta lexoj të tërin. Është e qartë se shpejt do të kemi zgjedhje të reja dhe do të kthehet qeveria legjitime në pushtet”./Insajderi.com