
Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën Prekovci-Llabjan, si pasojë e të cilit ka vdekur një person.
Metro mëson se viktima e aksidentit në fjalë, është ish-drejtori të Shëndetësisë së Mirëqenies Sociale në Kamenicë, Agim Bucolli.
I ndjeri Bucolli, 49-vjeç, nga Kamenica, ishte duke drejtuar automjetin e tipit VW Sharan, kur ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetin, ku edhe ka shkaktuar vetaksident, me ç’rast si pasojë edhe ka vdekur.
Ai ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ku edhe është konstatuar vdekja e tij.
Prokurori i shtetit, ka urdhëruar që trupi i pa jetë i të ndjerit të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.