Viktima e gjashtë nga Covid19 është një 66-vjeçare nga Malisheva

Viktima e gjashtë nga Covid19 është një 66-vjeçare nga Malisheva

Sot në Klinikën Infektive të QKUK-së ka vdekur një paciente 66-vjeçe, nga Malisheva, e cila ka qenë e diagnostikuar me Covid-19. Kështu duke bërë që numri i viktimave të shkoj në gjashtë.

E njëjta ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Që nga data 23 shkurt, numri i qytetarëve të kthyer nga Italia në Malishevë ishte 127. Ndërsa aktualisht në Kosovë gjithsej të prekur me koronavirus janë 184 persona të infektuar, 30 persona të shëruar dhe gjashtë persona të vdekur.