46 viktimat të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik të autobusit në Sofje të Bullgarisë, janë kryesisht të rinj që po ktheheshin nga një ekskurzion, përcjell Insajderi.com.
Sipas informacioneve të para, autobusi që u aksidentua është nga agjencia “Besa Trans”, e cila organizon turne turistike dhe tregtare drejt Stambollit, raporton Alsat M.
Kurse, kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, tha se kjo është një tragjedi, teksa tregoi se 12 fëmijë janë nën moshën 18-vjeçare, kurse të tjerët janë të rinj rreth moshës 20-30 vjeçare.