“Viktimat e radhës i bie të jemi ne?”-Rama përplaset me banorët në Kombinat

“Viktimat e radhës i bie të jemi ne?”-Rama përplaset me banorët në Kombinat

Kryeministri Edi Rama ishte sot në zonën e Kombinatit ku pati edhe një përplasje me banorët që kanë pësuar dëme nga tërmeti i 26 nëntorit.

Të shqetësuar, banorët thanë se ndihen të pasigurt me atë çfarë do të ndodhë dhe debatuan me kryeministrin.

Ato ankohen se nuk kanë ku të flenë, ndërkohë që Rama u tha se janë qendrat sociale të hapura për të pritur banorët.

Rama: “Shyqyr Zotit ju ruajti, përqafo vajzën se dje përcollëm 22 vetë nën dhe.

Banorja: Viktimat e radhë si bie të jemi ne?!

Rama: Edhe unë këtu kam qenë, dhe i kam njerëzit e familjes time në këtë hall.. Pse do jesh viktima të radhës?

Mos u fut në pallat. Shko tek qendra sociale që të mos kesh qiellin mbi kokë.

Banorët: Duam ekspertë për të vlerësuar

Rama: Do më lini ta mbroj se ka të tjerë shumë më keq se ju. Na lini të bëjmë analizën me të gjithë. Shkoni në qendrën sociale, mos rrini tek makina.

Në total në zonën e Kombinatit janë 8 pallate të dëmtuara, diku tek 275 familje. Në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri Edi Rama deklaroi se në Tiranë 1192 banesa kanë dëmtime serioze dhe tani 265 pallate kërkojnë vlerësim. 8 shkolla të dëmtuara, një qendër shëndetësore. /Gsh