
Dyshimet e fundit lidhur me vrasjen e zyrtarit policor dhe vajzës së tij, gjatë mbrëmjes së sotme në Prizren, janë se viktimat janë me kombësi ashkalinj, transmeton Insajderi.
Kështu bëhet e ditur nga raportimet e medieve nga vendi i ngjarjes.
Kjo vrasje e dyfishtë ndodhi sot rreth orës 19:00, në rrugën “Aliriza Selmani” në Prizren.
Viktimat janë babë e bijë S.M. rreth moshës 50 vjeç dhe B.M., rreth moshës 20 vjeçare.
Dyshimet e para janë se i ati, zyrtar policor ka shtënë me armë zyrtare të zjarrit mbi të bijën. /Insajderi.com