Sot ka qenë festa e Vidovdanit ku nuk kaloi pa incidente të vogla, por të komentuara shumë.

Lista Serbe ka reaguar në lidhje siç po e paraqesin mediat serbe, “sulm brutal”, ndaj dy të rinjëve serbë në festën e Vidovdanit.
Dy të rinjët serbë sot provokuan forcat e rendit në Kosovë. pastaj Policia e Kosovës duke ndaluar provokimin ka futur në veturë dy serbët . Ndërkohë, serbët tjerë kanë reaguar, madje kanë tentuar të mos lejojnë largimin e veturës së policisë.
“Rrahja e të rinjve serbë me parulla shoviniste është një veprim i turpshëm, i papranueshëm, i cili në mënyrën më brutale shkel të drejtat themelore të njeriut dhe të serbëve në Kosovë, dhe kujton gjithë publikun për vështirësinë e jetës së popullit tonë, deklaroi Lista Serbe, raporton agjencia e lajmeve serbe, Tanjug, transmeton Insajderi.
Për këtë ka reaguar edhe drejtori i së ashtuquajturës, “zyre për Kosovën”, Marko Gjuriq. /Insajderi.com/