Viola von Cramon: Nëse PE do të thoshte fjalën e fundit, Kosova do t’i kishte vizat

Viola von Cramon: Nëse PE do të thoshte fjalën e fundit, Kosova do t’i kishte vizat

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, është deklaruar përsëri rreth liberalizimit të vizave për kosovarët, njofton Insajderi.

Në një fotografi të hartës së Evropës – të publikuar nga “Kos_data” në Twitter, ku thuhej se vetëm kosovarët nuk janë të lirë të lëvizin pa viza në Evropë, nuk la pa reaguar edhe von Cramon.

Në këtë postim Cramon thotë se Kosova do ta kishte liberalizimin e vizave, nëse Parlamenti Europian do ta thoshte fjalën e fundit.

Por sipas saj, është presidenti i Këshillit Evropian ai që e merr vendimin.

“Njerëz, unë jam e vetëdijshme për këtë fakt. Fatkeqësisht, nuk varet nga unë që të vendos për këtë. Më besoni, nëse ne në Parlamentin Evropian do ta kishim fjalën e fundit, Kosova do t’i kishte të njëjtat mundësi udhëtimi si të gjitha shtetet tjera evropiane, por është presidenti i Këshillit Evropian ai që e merr vendimin”, shkroi Cramon. /Insajderi.com