Viola von Cramon: Serbia po e braktisë rrugën për BE

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovë, Viola von Cramon-Taubadel ka vlerësuar se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq po e udhëheqë shtetin në mënyrë autoritare dhe se konkurrenca politike gati është e pamundur.

Viola von Cramon: Serbia po e braktisë rrugën për BE

Von Cramon-Taubadel ka theksuar se nuk ekziston hapësirë që ndonjë parti opozitare të prezantohet në televizionin publik, e as në cilin do medie në Serbi që është me frekuencë të gjerë, derisa procedurat në Kuvend janë shkelur ashpër para se opozita vendosi ta bojkotojë punën e këtij trupi.

“Nga kjo pikëpamje, Serbia definitivisht po e braktisë rrugën e integrimeve në BE, duke u sjellë në mënyrë që është më tepër se për të ardhur keq. Serbia është vend i rëndësishëm evropian, i cili pa dyshim i takon BE, andaj duhet të tregojë më shumë përpjekje dhe më shumë respekt për rregullat demokratike”, ka vlerësuar eurodeputetja.

Ajo ka thënë se shpreson se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojnë pas formimit të Qeverisë së Kosovës, por se nuk është mirë që Vuçiqi të bëjë çfarë të dojë sepse Brukseli i pyet vetëm në lidhje me dialogun./Insajderi.com.