Visar Ymeri flet për ambiciet e mëtutjeshme për ta drejtuar Vetëvendosjen

Visar Ymeri flet për ambiciet e mëtutjeshme për ta drejtuar Vetëvendosjen

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka bërë të ditur se mandati i strukturave aktuale drejtuese të nivelit të tretë skadon në fund të shkurtit dhe ka thënë se nuk do të qëndrojë më asnjë ditë më shumë si kryetar i Lëvizjes, e as si kryesi me përbërjen aktuale.

“Mandati i strukturave aktuale drejtuese të nivelit të tretë skadon në fund të shkurtit. Asnjë ditë më shumë nuk mund të qëndroj si Kryetar i Lëvizjes, e as si kryesi me përbërjen aktuale”, ka thënë ai.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se nuk ka kurrfarë nevoje për këtë nguti të thirrjes së mbledhjes në këtë mënyrë.

“Nuk ka kurrfarë nevoje për këtë nguti të thirrjes së mbledhjes në këtë mënyrë. Nuk kemi asnjë nguti që ta mbajmë mbledhjen në këtë gjendje e me këto ndasi. Zgjedhjet e brendshme duhet të mbahen. Ato nuk mund të ndalen, edhe po të kishte pasur qëllime për një gjë të tillë. Lëre më që qëllim të tillë nuk ka pasur e nuk ka askush. Kemi pasur mundësi që këtë mbledhje të Këshillit ta mbajmë në janar të vitit të ardhshëm. Në këtë kohë do ta kishim përbërjen e plotë të Këshillit”, ka shkruar Ymeri. / Insajderi.com