Visar Ymeri komenton përleshjen VV-LDK në Kuvend

Visar Ymeri komenton përleshjen VV-LDK në Kuvend

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Visar Ymeri, ka komentuar përleshjen në mes deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, të enjten në Kuvendin e Kosovës.

Ai tha se deputetët duhet ta kuptojnë se nuk e përfaqësojnë vetëm veten, por edhe qytetarët që i kanë votuar.

Këto komente Ymeri i bëri në një paraqitje televizive në Infomagazine.

“Deputetët duhet ta përfaqësojnë interesin e qytetarëve dhe kështu nuk po e bëjnë. Duke e përfaqësuar  interesin e qytetarëve, njerëzit e sektorit publik duhet ta kuptojnë që ata në momentin kur e fitojnë një post të caktuar, nuk mund të jenë më vetëm vetja, pra nuk mundesh me nxitë konflikte personale si deputet sepse aty nuk je për vete. Mospajtimin politik e mbron përmes argumentit e jo përmes inatit, dhe kjo është një prej shkaktarëve që e sjellë një situatë të tillë dhe problemi më i madh është që këto sjellje në Kuvend kanë filluar të shpeshtohen”, tha Ymeri. /Insajderi.com