
Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka vazhduar të heshtë për zgjedhjet e brendshme që janë mbajtur javën e kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje, në të cilat Albin Kurti u zgjodh për herë të dytë kryetar i Lëvizjes Vetëvendosjes.
Insajderi ka kontaktuar sot Ymerin në lidhje me këtë çështje, por ai ka refuzuar të flasë duke thënë se nuk dëshiron të deklarohet.
“Për këtë çështje nuk jam deklaruar ende dhe nuk dua të deklarohem”, ka thënë shkurt Ymeri për Insajderin.
Ymeri së bashku me disa bashkë partiak të Lëvizës Vetëvendosjes, muajve të fundit kanë dhënë dorëheqje të pa revokueshme nga pozitat që kanë mbajtur brenda partisë. Fillimisht kishte dhënë dorëheqje sekretari i kësaj partie, Dardan Molliqaj ndërsa një gjë e tillë ka vazhduar edhe me anëtarët e tjerë, deri në dorëheqjen e Visar Ymerit nga posti i kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Visar Ymeri kishte dhënë dorëheqje pas kandidimit të Kurtit për kryetar të VV-së. Gjatë ditës së djeshme në një prononcim për Insajderin, anëtarja tjetër e dorëhequr nga ky subjekt politik, Shqipe Pantina, ka thënë se Kurti mund të qëndroi kryetar i VV-së por që kjo gjë e tillë mund t’ia bëjë gati të pamundur qëndrimin në Vetëvendosje.
“Për mua Albin Kurti është kryetar i Vetëvendosjes, por i gjithë procesi që ka ndodhur deri më tash, e bënë të vështirë dhe pothuajse të pamundur qëndrimin tim në Vetëvendosje. Ai mund të vazhdojë të jetë kryetar i Vetëvendosjes, por nuk jam e sigurt se unë do të vazhdojë të jem anëtare e kësaj partie”, ka thënë Pantina./Insajderi.com
“Albini është kryetar i VV-së por jo më i imi” – Intervistë me Shqipe Pantinën