Vite më parë, edhe Kurti e kishte përjetuar sulmin me vezë

Vite më parë, edhe Kurti e kishte përjetuar sulmin me vezë

Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është sulmuar gjatë ditës së sotme me vezë nga disa qytetarë. Sulmi ndaj dij u bë nën arsyetimin se taksa ndaj mallrave serbe, duhet të mbetet, shkruan Insajderi.

Për këtë, ka reaguar edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Por vite më parë, ishte vetë Kurti, që ishte bërë cak i vezëve. Një person e kishte qëlluar atë në hyrje të kuvendit, në kohën kur votohej Demarkacioni me Malin e Zi.

Për sulmin ndaj Avdullah Hotit, Kurti ka thënë se i uron opozitës frymë bashkëpunuese, në luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe në mbrojtjen e shtetit e kombit./Insajderi.com/