
167 qytetarë janë vaksinuar në Komunën e Vitisë.
Kështu ka bërë të ditur drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, Vjollca Kadiu.
Ajo tha se sot ka filluar vaksinimi i grup-moshave 80 deri në 84 vjeç.
“Edhe sot po vazhdon vaksinimi i qytetarëve vitias në QKMF-Viti me vaksinên anti-COVID.Deri më sot janë vaksinuar 176 qytetarë.Sot ka filluar vaksinim i qytetarëve të moshës 80-84 vjeç”.
Ju bëri thirrje gjithashtu qytetarëve që ta marrin vaksinën.
“Ftojmë të gjithë qytetarët e kësaj grupmoshe, qoftē ata që janë regjistruar, apo që nuk janë lajmëruar deri më sot, të vijnë të vaksinohen. Respekt për ekipën e vaskinimit, të cilët janë të përkushtuar në realizimin sa më të suksesshëm të procesit të vaksinimit të popullatës”. /Insajderi.com