Viti: Dy meshkuj dhunojnë një grua, policia në kërkim të tyre

Viti: Dy meshkuj dhunojnë një grua, policia në kërkim të tyre

Një femër është dhunuar nga dy meshkuj gjatë ditës së djeshme në Viti, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të njoftimit 24-orësh të tyre, ku kanë thënë se viktima ka raportuar për rastin rreth orës 16:00.

Në njoftim thuhet se rasti ka ndodhur para disa jave dhe të dyshuarit janë në kërkim.

“DHUNIM: Viti 21.08.2020 – 16:00. Viktima femër kosovare ka informuar se para disa jave është dhunuar nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Polica është në kërkim të dyshuarve. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin policor. /Insajderi.com