Vetëm në festa fetare mund të bëhen bashkë liderët politik të Kosovës. Ceremonia e Vitit të Ri Hebraik, i ka bërë bashkë figurat më të përçara politike në Kosovës.
Në ceremoninë e Vitit të Ri hebraik, brenda sallës si rrallë herë janë bërë bashkë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Kryeministri Avdullah Hoti, Kryeparlamentarja Vjosa Osmani dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, njofton Insajderi.
Në këtë organizim ku janë bashkë figurat kyçe të politikës së Kosovës, për nderë të Vitit të Ri hebraik, pritet që t’u drejtohet më një mesazh urimi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.
Izraeli e Kosova kanë venë raportet diplomatike përmes një marrëveshjeje që është nënshkruar nga Kosova në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump./Insajderi.com