Një e mitur me probleme psikike nga Komuna e Vitisë është raportuar e zhdukur, njofton Insajderi.
Sipas policisë, rastin e ka raportuar vëllai i saj.
“Viti 03.06.2021-05:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se motra e tij-viktima femër kosovare (e mitur) me problem psikike ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Sipas ankuesit, kjo nuk është hera e parë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Njësitet policore janë duke hetuar rastin, ndërsa është informuar edhe prokurori./Insajderi.com