
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, ka hedhur votën e tij për zgjedhjet lokale, duke shpresuar që “kjo ditë të jetë e mbarë për Kosovën”.
Pas votimit, ka bërë thirrje për dalje masive në zgjedhje, duke thënë se në këtë mënyrë “është më i fortë verdikti i qytetarëve që i nënshtrohemi të gjithë ne”.
Sipas tij, 17 tetorit është ditë e rëndësishme “jo vetëm për demokracinë, por edhe për jetët tona”.
“Sot flasin qytetarët dhe i ftoj të dalin sa më masivisht në zgjedhje sepse në këtë mënyrë është më i fortë verdikti i qytetarëve që i nënshtrohemi të gjithë ne”.
“Falënderoj institucionet dhe të gjithë ata që po punojnë në këtë ditë. Qoftë kjo ditë e mbarë për Kosovën”, është shprehur Vitia para gazetarëve.
Ndryshe, Vitia ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë për të kandiduar për të parin e kryeqytetit./Insajderi.com