Vitia flet për karantinimin e Pacollit: E kam kontaktuar për t’ia treguar procedurat

Vitia flet për karantinimin e Pacollit: E kam kontaktuar për t’ia treguar procedurat

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka dhënë një përgjigje sonte rreth çështjes së kryetarit të AKR, Behgjet Pacollit për kthimin e tij në vend nga Zvicra.

Ai ka thënë se kjo temë është politizuar, ndërsa konfirmoi se vetë ka provuar ta kontaktoj për t’ia shpjeguar hapat teknikë për tu kthyer.

“Dje kam marrë informacione për këtë, nuk kemi pasë asnjë shkëmbim zyrtar nga askush dhe tani kjo gjë është politizuar pa nevojë dhe më shumë se duhet. Zëvendësministri në ministrinë e Shëndetësisë, është Izet Sadiku nga LDK dhe me të kemi qëndruar në raporte të jashtëzakonshme dhe çdo rast që ka ardhur në Kosovë, përjashto ata që kanë paraqitur dokumente shëndetësore, janë vendosur në karantinë. Kurse pjesa tjetër me sëmundje potenciale, janë nënshkruar nga unë që mund të vazhdojnë vetizolimin në shtëpinë e tyre”.

“Pacolli ka mundur vetëm të dërgoj në emailin e ministrisë, ku secili qytetar që do të ariatdhesohet dërgon dokumentacionin e vet dhe qendra operative i merr të gjitha masat ose për ti dërguar në karantinë ose në shtëpi duke nënshkruar deklaratën se do qëndroj 14 ditë në shtëpi”.

“Kam provuar sot 3-4 herë të kontaktoj Pacollin, direkt, për t’i treguar se procedurat këto dhe nuk ka nevojë të politizohet dhe të dërgohet një email sepse është teknike”, tha ai në Rubikon.  /Insajderi.com