Vitia i përgjigjet Tahirit: Vetëm pak durim, vaksinat po vijnë

Vitia i përgjigjet Tahirit: Vetëm pak durim, vaksinat po vijnë

Në kuadrin e debatit parlamentar që po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës për vaksinat, ka reaguar përsëri ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, emri i të cilit u përmend nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, njofton Insajderi.

Vitia në replikën e tij duke i’u përgjigjur akuzave se është përgjegjës për mungesë të vaksinave, si dhe për vetëvrasjen e Agon Musliut në prill të vitit 2020.

Vitia ka thënë fillimisht se “po punon me një intensitet të lartë në sigurimin e vaksinave dhe mjeteve tjera shëndetësore që të luftohet pandemia”.

“Vetëm pak durim” ka bëtë thirrje Vitia.

Më pas Vitia ka thënë se Kosova është e fundit në sigurimin e vaksinave, e për këtë përgjegjës është qeveria e shkuar të cilën e ka drejtuar Avdullah Hoti, e sipas të cilit hapi është humbur nga kohë e Qeverisë Hoti.

Vitia gjithashtu ka thënë se ai nuk është udhëheqsh i ekipit që bën negociatat për sigurimin e vaksinave./Insajderi.com