“Ekspertët tanë llogaritën se shumë shqiptarë jashtë vendit tashmë janë vaksinuar. Fatkeqësisht, doli të ishte e gabuar”.
Kështu ka thënë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë një interviste në SonntagZeitung.
Ai tregoi edhe arsyen kryesore të hapjes e që ishte gjendja ekonomike ne vend – pasi qarkullimi i kapitalit gjatë verës është më i lartë shkak i diasporës shqiptare.
“Në fund të fundit, mënyra e vetme për të luftuar pandeminë është përmes vaksinimit” theksoi Vitia.
Javëve të fundit është rritur dukshëm numri i vdekjeve dhe infeksioneve si rezultat i COVID-19.
Por, tashmë në Kosovë janë dhënë mbi 900 mijë vaksinime, prej tyre mbi 300 mijë kanë marrë dozën e dytë.
Gjatë ditës së fundit u raportuan edhe 21 vdekje tjera pasojë e Coronavirusit. /Insajderi.com