Vitia merr gati dy herë më shumë vota me kusht se Rama në Prishtinë

Vitia merr gati dy herë më shumë vota me kusht se Rama në Prishtinë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Prishtinën, Arben Vitia, ka fituar pothuajse dy herë më shumë vota me kusht se sa ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Vitia ka marrë 843 vota, ndërsa Rama 483.

Uran Ismajli i Partisë Demokratike të Kosovës është votuar nga 445 qytetarë që kanë votuar me kusht, ndërsa Daut Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 160 vota.

Gëzim Mehmeti i Aleancës Kosova e Re ka fituar vetëm 44 vota.

Florim Isufi (PB) dhe Avni Çakmaku (FJALA) kanë mbetur mbetur në fund, me 7 dhe respektivisht 6 vota.

Komuna e Prishtinë ka shkuar në balotazh, i cili do të zhvillohet mes Vitisë dhe Ramës.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet Lokale, raundi i dytë i zgjedhjeve ndërmjet dy kandidatëve, të cilët kanë fituar më së shumti vota të vlefshme, mbahet ditën e diel, katër javë pas raundit të parë. Në këtë rast i bie që do të mbahen më 14 nëntor./Insajderi.com