
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka nënshkruar marrëveshje me ambasadoren e Kroacisë, Danijela Barishiq, për 10 mijë vaksinat që shteti kroat ia dhuron Kosovën.
Vitia ka njoftuar Bashiq për ecurinë e vaksinimit të grupeve prioritare sipas Planit shtetëror të Vaksinimit, njofton Insajderi.
“Ministri Vitia i ka shprehur mirënjohjen në emër të Qeverisë së Kosovës për bashkëpunimin e qëndrueshëm dhe mbështetjen konkrete në përballje me Covid-19”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndërsa, Ambasadorja Barishiq theksoi rëndësinë e zbatimit të masave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik. /Insajderi.com