Vitia nënshkruan udhëzimin administrativ që i hap rrugën furnizimit me vaksinat anti-Covid

Vitia nënshkruan udhëzimin administrativ që i hap rrugën furnizimit me vaksinat anti-Covid

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka nënshkruar ndryshimin e udhëzimit administrativ Nr 01/2015 për autorizim në Marketing, që i hap rrugë furnizimit me vaksina anti-COVID, njofton Insajderi.

Nënshkrimi i tij është bërë publik në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Tash ky ndryshim u mundëson palëve kontraktuake që të marrin me kusht ose emergjent Autorizim Marketingun për vaksinat kundër Covid-19.

“Aplikuesi duhet të dorëzojë në AKPPM kërkesën me dokuemtat e përcaktuara në marrëveshje mes Ministrisë së Shëndetësisë apo një organi tjetër publik dhe palës kontraktuale, për autorizim për marketing të kushtëzuar apo emergjent të lëshuar nga autoritetet rregullative: Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) apo Administrata për Barna dhe Ushqim e SHBA (FDA) për vaksinat kundër Covid-19”, thuhet në Nenin 22B.

Udhëzimi administrativ ka hyrë në fuqi më 19 Prill.

Kosova ka siguruar vetëm 24 mijë vaksina nga program COVAX dhe është vendi me më së paku vaksina të siguruar në Evropë. /Insajderi.com